KED proceduren e pikezimit e te vleresimit per kandidatet e Gjykates Kushtetuese – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendos të nisë procedurën e pikëzimit e të vlerësimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, emrat e të cilëve kaluan dje nga Presidenti Ilir Meta.     Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së martës ku ndër të tjera u vendos që anëtar/relator do të vazhdojë të jetë Z. Eriol Roshi, sipa shortit të datës 05.04.2019. Anëtari relator do të mbështetet nga këshilltarët e Gjykatës së Lartë posaçërisht të ngarkuar me detyra pranë KED-së. Për qëllime të ndarjes së ngarkesës së punës, këshilltarët do të kryejnë detyrat e tyre në lidhje me kandidatëtë caktuar, sipas rezultatit vijues të shortit:       – Këshilltari Saimir Nazifi në lidhje me kandidatët Prel Martini dhe Vjosa Bodo. – Këshilltari Florian Kalaja në lidhje me kandidatët Envi Hicka dhe Ded Kasneci. – Këshilltari Besmir Rrapaj në lidhje me kandidatët Shaqir Hasanaj dhe Vasil Bendo.     6 kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese janë: Dedë Kasneci   Envi Hicka Prelë Martini Shaqir Hasanaj Vasil Bendo Vjosa Bodo Mujo  

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu