Sot bëhen katër vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi.
Përpjekja për grusht shtet u zhvillua gjatë 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit u bënë ushtarakë të ushtrisë turke.
Më urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe shefi i shtetit, Rexhep Taip Erdogan.
Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.
Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim gusht shtetin e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen.
Burimi: top-channel.tv