Aksident tragjik në Francë, humbin jetën 2 shqiptarë

0
Gjigandi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë ku si pasojë kanë humbur jetën dy shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunë e Filliere, në Francë. Burime bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas autoriteteve, shkaku i ngjarjes ishte humbja e kontrollit të një prej automjeteve, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.

Në një prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare të cilët kanë vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu