​Katër të akuzuarit për vrasje dënohen me 47 vite e gjashtë muaj burgim

0
9
Gjigandi

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve B.R, GJ.P, A.S dh M.S, të cilët akuzoheshin për një vrasje të ndodhur në muajin maj të vitit 2012 në Komunën e Deçanit.

Sipas gjykatës, i pandehuri B.R, në Z., me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, e ka shtyrë të pandehurin GJ.P, që ky i fundit së bashku me të pandehurit A dhe M.S, ta kryejnë vrasjen e viktimës F.GJ, duke iu premtuar se nëse vrasjen do ta kryejnë sa më shpejtë, do të shpërblehen me shumë prej 150.000 franga dhe nëse vrasja do të ketë vonesë, do të shpërblehen me 100.000 franga.

“I pandehuri B kohë më parë kishte pas një përleshje fizike të ndodhur në SH të GJ me tani të ndjerin F.GJ dhe M.K, ashtu që me qëllim të arritjes së marrëveshjes, për të kryer vrasjen i pandehuri B.R përmes dëshmitarit bashkëpunues D1, takohet në muajin Maj të vitit 2012 me të pandehurin Gj dhe pas arritjes së marrëveshjes në mes të këtyre dy të pandehurve, i pandehuri Gj e bart porosinë e arritjes së marrëveshjes tek të pandehurit A dhe M.S lidhur me vrasjen e viktimës F.GJ, e cila porosi – vrasje është kryer me datën 23.06.2014, në fshatin P, Komuna D, nga i pandehuri M dhe për këtë janë shpërblyer në shumën prej 100.000 CHF, nga i pandehuri B R. Me çka ka kryer vepër penale shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë. Të pandehurit GJ.P dhe A.S sipas marrëveshjes së arritur në mes të pandehurit GJ.P dhe A S, për ta kryer vrasjen sipas porosisë së të pandehurit B R , fillojnë përgatitjen e ndërmarrjes së veprimeve që nga viti 2012 dhe deri në momentin e kryerjes së vrasjes me datën 23.06.2014, me qëllim që pas ndërmarrjes së veprimeve dhe kryerjes së vrasjes , të përfitojnë shumën prej 100.000 CHF, të cilën shumë e kanë ndarë me të pandehurin M , i cili e ka kryer vrasjen e viktimës F.GJ , sipas planit të arritur, në atë mënyrë që pasi që i pandehuri Gj takohet me të pandehurin A, dhe të njëjtit ia bart porosinë e të pandehurit B për kryerjen e vrasjes së viktimës F.GJ ( nëse e vrasin viktimën në fillim pra sa më herët i kanë 150.000 CHF, e nëse vonohen i kanë 100.000 CHF), i pandehuri A pajtohet dhe së bashku me të pandehurin Gj fillojnë të bashkëpunojnë në mes vete me qëllim të realizimit të porosisë, ashtu që të pandehurit duke e shfrytëzuar gjendjen jo të mirë të viktimës, fillojnë ta mashtrojnë viktimën duke e joshur me substanca narkotike, në atë mënyrë që viktima, një natë para vrasjes, takohet me të pandehurin Gj dhe A në Gj, aty merren vesh që ditën kritike viktima së bashku me të pandehurin Gj të shkojnë në fshatin I tek i pandehuri A, për të marr një sasi të substancave narkotike, me ç’rast viktima ditën kritike niset me veturën nga Gj për në drejtim të D, e i përcjell nga i pandehuri Gj, me veturën e tij, me ngjyrë të zezë, duke kaluar nëpër fshatrat ashtu siç i kishte thënë i pandehuri A pra nëpër H, G, D , G , I dhe Ll dhe me të arritur tek urra që lidh fshatrat Ll e P, i pandehuri M.S i cili kishte dal në pritë, pasi më parë aty e kishte lënë i pandehuri A me të vërejtur viktimën duke kaluar mbi urrë pas veturës së të pandehurit Gj, me armë automatike shtënë në drejtim të veturës së viktimës duke e privuar të njëjtin nga jeta, ku pas kryerjes së vrasjes sipas porosisë dhe premtimit të bërë nga i pandehuri B., ky i fundit të pandehurve Gj, A dhe M , përmes dëshmitarit bashkëpunues D1, familjarëve të pandehurit Gj , A dhe M , si shpërblim ua jap shumën e premtuar të parave prej 100.000 CHF”,

thuhet në komunikatë, me çka duke vepruar si bashkë kryes, kanë kryer vepër penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sipas komunikatës, i pandehuri M.S me datën 23.06.2014, rreth orës 08:40, në fshatin P, Komuna D, sipas porosisë së dërguar nga i pandehuri B R, përmes të pandehurit GJ.P, i ndihmuar nga i pandehuri GJ.P dhe A.S, në planifikim të kryerjes së vrasjes, siç është përshkruar në dispozitivin e parë dhe të dytë të kësaj aktakuze, e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për të pandehurit A S dhe GJ.P, në mënyrë dinake, privon nga jeta tani të ndjerin F.GJ.

“Në atë mënyrë që ditën kritike pas planit të arritur në mes të pandehurve, i pandehuri M dërgohet në pritë nga i pandehuri A , ashtu që i përgatitur në pritë në vendin e ngjarjes, pret momentin kur viktima me veturë të kaloi mbi urrën që lidh fshatin LL me fshatin P, me ç’rast i akuzuari M me të vërejtur veturën e viktimës duke kaluar mbi urrë pas veturës së të pandehurit Gj, shtënë me armë automatike në drejtim të veturës së viktimës duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, më pas i pandehuri M shkon tek vetura e viktimës dhe nga viktima merr një çantë krahu me pas largohet nga aty dhe pak më larg nga vendi i ngjarjes , të njëjtin me veturë e merr i pandehuri A dhe largohen nga aty, ku dhe shpërblehen për punën e kryer me shumën e përshkruar si në dispozitivin e dytë të aktakuzës, ndërsa me datën 01.03.2017 , arrestohen nga Policia e Kosovës. Me çka ka kryer vepër penale , të vrasjes së rëndë. Të pandehurit B.R gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit GJ.P gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë viteve e të cilin dënim me burg i pandehuri e ka vuajtur. Të pandehurit A.S gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje tetë vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit M.S gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje tetëmbëdhjetë vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit B.R, GJ.P, A.S dhe M.S, secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej pesëqind euro € në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind euro, si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Të pandehurve B.R, A.S dhe M.S iu vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar. I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest të rregullt civil”,

thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu