Liverpool nuk do të ketë mungesë të ofertave për Loris Karius.
Portieri që nuk kaloi kohë aspak të mira me skuadrën e Liverpool, Karius, është kthyer në ‘Anfield’, pasi edhe huazimi te Besiktas nuk eci mirë.
Gjermani do të jetë në pritje të ofertave për sezonin tjetër, pasi dihet se te Liverpool nuk do të ketë hapësira për të.
Sipas raportimeve të ‘Goal’, Loris Karius ka përfunduar në radarin e Hertha Berlin.
Një pranim i ofertës së Hertha Berlin do të ishte një rikthim i Karius në Bundesliga, pasi portieri më parë mbronte fanellën e Mainz.
Karius ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2022, por gjasat janë minimale që ai ta përfundojë këtë kontratë.