Kapiteni i Liverpoolit: Do të ishte e çuditshme ta festojmë titullin pa tifozë

0
Gjigandi

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, e ka pranuar se do të ishte shumë e çuditshme për të ta ngre lart trofeun e Premierligës pa praninë e tifozëve në stadium, për ta shijuar festën.

Djemtë e Jurgen Kloppit ishin shumë afër shpalljes si kampionë të Anglisë për herë të parë në 30 vjet, pasi që e kishin epërsinë prej 25 pikësh në krye të tabelës dhe i duheshin vetëm edhe dy fitore, para se sezoni të ndërpritej në mars shkaku i koronavirusit.

Përderisa Premierliga raportohet se synon t’i rinisë ndeshjet muajin e ardhshëm, prapa dyerve të mbyllura, Henderson mund të duhet ta ngre lart trofeun e Premierligës pa asnjë tifozë të pranishëm për të festuar.

Mesfushorit anglez i duket e çuditshme një mundësi e tillë, përkundër paralajmëroi që skuadra e tij ka ende punë për të bërë.

“Natyrisht se do të ishte më ndryshe sepse nëse e fiton trofeun dhe e feston pa asnjë tifozë aty… do të ishte mjaft e çuditshme”, ka thënë Henderson, në një intervistë të dhënë për BBC Radio 5 Live.

RonaTyra

“Por, gara s’ka marrë ende fund. Ne kemi ende punë për të bërë dhe duhet të performojnë në nivelin më të lartë që nga rinisja e deri në fund të sezonit sepse duam ta mbyllim sezonin sa më fuqishëm që të mundemi”.

“Pas kësaj, varësisht nga a e fitojmë trofeun apo jo… pastaj ta ngremë atë lart pa tifozët aty… thjesht duhet të përballesh me këto gjëra kur të vijnë. Shpresoj që do të ndodhë, ne jemi në pozitë të mirë”.

“Ajo do të thotë që e kemi fituar Premierligën dhe ne të gjithë do të jemi të lumtur, por pastaj do të duhet të shikojmë drejt të ardhmes… kur të kthehen tifozët në stadiume, jam i sigurt se do ta bëjmë ndonjë lloj festimi së bashku”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu