Kapet 22 vjeçari shqiptar me qellim ekstradimi në Angli – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të Kërkimit dhe me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar arrestoi, me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. T, 22 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Britanike, pasi Gjykata e Magjistratëve, në Westminster, në dhjetor të vitit 2018, ka lëshuar urdhër-arresti, për veprën penale “Komplot për shitjen e narkotikëve” parashikuar nga Legjislacioni Penal Britanik. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu