Nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani Partizani ka njohur më shumë rezultate negative.
Që nga humbja në derbi Partizani njeh vetëm humbje, ku ajo ndaj Skënderbeut është e katërta radhazi.
Me humbjen e djeshme është lëkundur ndjeshëm stoli i trajnerit italian, të cilit i duhet që të bëjë menjëherë kthesën ndaj Kukësit për të mos bërë gati valixhet.
Ajo që çudit më shumë në këtë mes janë deklaratat e trajnerit pas ndeshjeve, që kënaqet nga loja edhe pse ekipi mundet.