Çifti i njohur, Kanye West dhe Chaney Jones janë ndarë.
Burime të lidhura me ish-dyshen thonë se ata i dhanë fund gjërat menjëherë pas një udhëtimi të gjatë në Japoni, shkruan
TMZ.
Lajmi i ndarjes vjen gjithashtu pas fotove që u shfaqën këtë fundjavë të Kanye në një kinema me një grua tjetër.
Vetëm një muaj më parë Chaney tregoi një tatuazh kushtuar reperit në kyçin e dorës së saj, me një mbishkrim që shkruante ‘Ye’, emri që Kanye mban ligjërisht.
Kanye dhe Chaney fillimisht filluan të shoqëroheshin në shkurt – pikërisht kur gjërat po ftoheshin mes Ye dhe aktores, Julia Fox.
Foto: TMZ
Modelja që krahasohet për nga pamja fizike me ish-gruan e reperit, Kim Kardashian filluan të shfaqeshin në eventet e ‘Donda 2’ që Ye mbajti për albumin e ri.
Nuk kaloi shumë kohë para se ata filluan të shfaqeshin në të njëjtat fotografi së bashku, dhe përfundimisht – ata ndaluan së fshehuri lidhjen e tyre duke u bërë publike si çift.
Në mars, Kanye thuhet se i ka dhuruar Chaneyt një çantë të rrallë Birkin me vlerë 275,000 dollarë, diçka që ai e bëri për Julia Fox dhe ish-in e tij Kim në të kaluarën.
Ndërsa romanca e tyre jetëshkurtër përfundoi, ata megjithatë kaluan shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit në të gjithë vendin për ngjarje të ndryshme – kryesisht midis Miamit dhe Los Angeles, dhe madje së fundmi bën udhëtimin ndërkombëtar në Japonia.
Që nga ndarja me gruan e tij Kim, Kanye ka qenë i lidhur me një sërë femrash të tjera – përfshirë modelen Irina Shayk – edhe pse asgjë nuk e ka kaluar distancën.
Foto: Getty
Ndërkohë, Kim ka vazhduar në një lidhje të re me komedianin, Pete Davidson, i cili së fundmi është parë duke u shoqëruar me djalin e Kim dhe Kanye, Saint. /
abc24.al/