Kanye West donte të hiqte dorë nga karriera e tij për t’u bërë stilisti i Kim Kardashian.
Reperi ishte i gatshëm të linte gjithçka anash dhe t’i kushtonte jetën e tij veshjes së yllit të “The Kardashians”, nga e cili u shpall ligjërisht beqar në mars.
Në episodin premierë të serialit të tyre të ri në “Hulu”, themeluesja e “Skims” i tha shoqes së saj teksa po zgjidhte pamjet për koncertin e saj të organizimit të “Saturday Night Live”: “Kanye dëshiron të lërë gjithçka dhe t’i kushtojë jetën e tij të qenit stilisti im”.
Ndërkohëm në një intervistë të re me Hoda Kotb për “Making Space”, ajo u shpreh për romancën e saj me Pete, shkruan
DailyMail.
“Unë mendoj se, ndonjëherë gjërat ndodhin kur nuk e prisni. Ishte gjëja e fundit që po planifikoja vërtet. Dhe kështu, kur ndodhi, ne ishim si, “O Zot, nuk po planifikoja këtë. Dhe kjo nuk ishte as ajo që po mendoja”. Dhe thjesht e bën atë shumë më të ëmbël dhe shumë më argëtues”, u shpreh Kim.
“Kam kaluar 10 muaj ose diçka para se të takohesha ose të flisja me dikë. Dhe thjesht doja që ajo kohë të kuptoja vërtet dhe të kaloja nëpër lëvizje. “A po marr vendimin e duhur? Si ndihem për këtë. Kështu që sapo i kalova të gjitha lëvizjet, më në fund thash jam shumë gati të takoj dikë. Dhe e bëra rastësisht”, tha tutje Kim.
“Unë mendoj se po i mbaj pak më afër zemrës sime disa aspekte të marrëdhënies sime me Pete, dhe ndjehem mirë vetëm të dish se, si, ne kemi këtë lidhje dhe kemi flluskën tonë të vogël të një bote marrëdhëniesh në të cilën jetojmë që jo shumë njerëz e dinë”, shpjegoj Kim.
Pete është partneri i parë romantik për yllin televiziv që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i ndarë Kanye, 44 vjeç, në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë.
Në mars, një gjykatë në Los Angeles shpalli Kim ligjërisht beqare, ajo fillimisht bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021.
/abc24.al/