Kanabis e armë në Lezhë, arrestohet autori. Procedohet penalisht kryeplaku

0
Gjigandi

Një shtetas është arrestuar në Lezhë, pasi kultivonte kanabis.

Sakaq është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi me iniciale T. Sh., pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në Lezhë. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Procedohet në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur edhe dronë.

RonaTyra

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Last day”, gjatë të cilit, në fshatin Kallmet, rrethi Lezhë, në pronën e shtetasit Z. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Z. G., i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Sh., banues në Kallmet, me detyrë kryetar i fshatit Kallmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu