Kamera e fshehtë/ Seks dhe dhurata për provimet e Universitetit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Emisioni ‘Stop’ sjell sonte një tjetër skandal, përmes kameras së fshehtë.
Burime nga stafi i ngushtë i programit të mirënjohur, bëjnë me dije, se auditoret e Universitetit dhe mënyra sesi merren provimet në to, do të jenë në qendër të skandalit.

‘Stop’ ka dokumentuar me zë dhe figurë, sesi pedagogu i kërkon një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.
Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza është e gatshme, për atë që i kërkon profesori, ai do t’ia zgjidhë të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.
Për cilin universitet dhe pedagog bëhet fjalë, është e pamundur të mësohet nga drejtuesit e programit.
Gjithçka do të zbardhet sonte në mbrëmje në ekranin e TV Klan, në orën 20.10.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu