Është kallëzuar penalisht ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas nga radhët e LSI-së, Miranda Rira.
Kallëzimi ndaj saj është depozituar nga kryetari aktual i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba, ndërsa akuza që rëndon mbi të është ajo e shpërdorimit të detyrës.
“Unë, Nuri Belba në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Prrenjas bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, parashtroj këtë kallëzim penal për ish-kryetaren e Bashkisë Prrenjas znj. Miranda Rira, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara”, thuhet mes të tjerave në dokument.
Tenderi për të cilën akuzohet Rira është ajo për fushën e sportit të qytetit, që sipas Belbës është bërë në shkelje të ligjit.