Kalimi te Hamburgu, Mavraj nxjerr zbuluar Gjasulën: Debutoi me karton ndaj Francës

0
Gjigandi

Mbrojtësi Mergim Mavraj ka folur për kalimin e Klaus Gjasulës te skuadra e Hamburgut. Ai e njeh mirë këtë klub, pasi ka luajtur dhe vetë me të, ndërsa uron dhe shokun e tij te Shqipëria për kalimin te HSV.

“Më duhet të uroj Hamburgun për transferimin e Klaus Gjasulës. Me nënshkrimin e Gjasulës kanë fituar një lojtar me personalitet dhe një djalë të mirë. I heq kapelën Klausit, sepse e ka nisur nga fundi dhe ka arritur majat duke mbajtur presionin mbi shpatulla.

“Gjasula është shumë i qartë në fushën e lojës. Ai është një lider i vërtetë dhe ka pak si ai në qarkullim. Rekordi i kartonëve? Ai është i ashpër si shkatërrues, ndërsa pas mesfushës është i mirë. Mbaj mend kur bëri debutimin me kombëtaren kundër Francës. Ai u fut në fushë në minutën e 54′ dhe pas 12 minutash mori karton të verë. Ne u mhanitëm me qetësinë e tij dhe mënyrën se si luante kundër kampionëve të botës. Ishte thjesht fantastik”, – tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu