Kahn i thotë ‘mjaft’ Lewandowskit: Kështu janë gjërat te Bayerni, asnjë lojtar mbi klubin

0
Kahn i thotë ‘mjaft’ Lewandowskit: Kështu janë gjërat te Bayerni, asnjë lojtar mbi klubin
Gjigandi

Oliver Kahn, CEO i Bayern Munich, foli gjatë festimit të titullit të skuadrës bavareze në Bundesliga. Ai ishte shumë i qartë për të ardhmen e Lewandowskit: “Fakti është se Lewa ka një kontratë dhe ai do ta përmbushë atë.

Mjaft më me këto thashetheme! Ne e dëgjojmë këtë alarm nga e kaluara. Nuk është diçka që na shkakton dhimbje koke. Si klub i bëmë një ofertë agjentit të tij. Ai e refuzoi këtë ofertë, është e drejtë e tij. Fakti është se ai ka një kontratë dhe do ta përmbushë”.

Kahn vazhdoi të argumentonte qëndrimin e tij: “Ne jemi shumë të qartë dhe të qëndrueshëm për këtë. Kështu janë gjërat këtu te Bayerni. Nuk ka asnjë lojtar mbi klubin”.

Të shtunën, pasi shënoi në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Wolfsburgut, Lewandowski shpjegoi se kishte folur me Hasan Salihamidzic, drejtorin sportiv të Bayernit: “E informova se nuk do ta vazhdoj kontratën time me Bayernin.

I thashë Salihamidzic që nëse vjen një ofertë, atëherë duhet të mendojmë për të, edhe për klubin. Të dyja palët duhet të mendojnë për të ardhmen. Kjo është gjithçka që mund të them”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu