Ka ndërruar jetë aktori Bo Hopkins

0
Ka ndërruar jetë aktori Bo Hopkins
Gjigandi

Bo Hopkins, aktori i njohur për filmat klasikë, si “American Graffiti”, “The Wild Bunch”, “Midnight Express” e “The Getaway”, ka ndërruar jetë të premten.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e artistit, i cili vdiq në moshën 80 vjeçare.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se Bo ka ndërruar jetë. Bo pëlqente të dëgjonte nga fansat e tij nga e gjithë bota dhe megjithëse nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej çdo e-maili gjatë viteve të fundit, ai e vlerësoi dëgjimin nga secili prej jush”, thuhet në një deklaratë në faqen e tij.

Aktori lindi në vitin 1942 si William Hopkins, ndërsa më vonë e ndërroi emrin në Bo sipas karakterit që luajti në shfaqjen e parë të Broadway, “Bus Stop”.

Krahas punës në filma, ai ka luajtur edhe në seriale televizive, si “The Rockford Files” (1974), “Charlie’s Angels” (1976), “The A-Team” (1983), “Hotel” (1983), “Matt Houston” (1982) e “Dynasty” (1981). /

RonaTyra

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu