Juventusi vazhdon të këmbëngulë për mesfushorin

0
Gjigandi

Juventusi vazhdon të këmbëngulë për mesfushorin e Barcelonës, Arthur Melo. Edhe pse futbollisti brazilian ka konfirmuar se nuk dëshiron të largohet nga “blagranat”, “Zonja e Vjetër” po tenton me të gjitha mënyrat për ta bindur 23-vjeçarin.

Sikurse shkruan “El Mundo Deportivo”, oferta e fundit e kampionëve në fuqi të Italisë është kontratë 5-vjeçare me pagë 7 milionë euro neto në sezon, shumë që mund të arrijë në 8 milionë, duke shtuar bonuset.

Është një pagë thuajse sa trefishi i asaj që Arthur përfiton aktualisht te skuadra “blaugrana”. Gjithashtu Juventusi ka avantazhin e taksave me të ulëta për lojtarët e huaj, që në Itali paguajnë 30% të shumës që përfitojnë, ndërsa në Spanjë niveli i taksimit është 46%.

Kjo ofertë po e tundon Arthurin, që në tri ndeshjet e fundit është aktivizuar vetëm një herë titullar nga Setien. Barcelona është në dijeni të “sulmit” të Juves për mesfushorin brazilian dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje ditët e ardshme.

Mediet në Itali dhe Spanjë këmbëngulin se dy klubet janë të hapura për arritjen e marrëveshjes duke përfshirë në bisedime Miralem Pjanicin, sigurisht ne idenë që “Zonja e Vjetër” duhet të shtojë një shumë të konsiderueshme parash.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu