Juventusi mund të ketë probleme me njërin nga mesfushorët më të mirë që ka në skuadër.
Adrien Rabiot ka refuzuar rikthimin në Itali nga Franca, bëjnë të ditur shokët e tij të skuadrës.
E gjitha kjo ka ndodhur si shkak i uljes së pagave që Juventusi bëri për futbollistët e tyre shkruan ‘La Stampa’.
Francezi përfiton 7 milionë euro në sezon dhe nuk ka qenë aspak dakord me reduktimin e pagave.
Juventusi e bëri uljen e pagave për shkak të krizës nga Koronavirusi, pasi kishte marrë dritën jeshile nga lojtrarët e tjerë, duke kursyer kështu të paktën 80 milionë euro.
Raportohet se deri te ky vendim futbollisti ka ardhur pasi është shtyrë nga nëna e tij, e cila është edhe agjente e lojtarit.