“Bianconeri” janë futur sërish në garë për qendërmbrojtësin shqiptar, të cilin e duan edhe Interi e Lazio
Marash Kumbulla pritet të ketë të ardhme të ndritshme.
Dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe klubet e mëdhenj evropianë, mbi të gjitha ata italianë.
Qendërmbrojtësi shqiptar po shkëlqen në fanellën e Veronës dhe interesimi i klubeve të njohura për kartonin e tij është i madh.
Së fundmi, garës për përfaqësuesin shqiptar i është rikthyer edhe Juventusi.
Juve e sheh 20 vjeçarin si lojtar ideal për të luajtur në qendër të mbrojtjes përkrah Mattijs de Ligtit.
Ndërkohë, Lazio i kishte ofruar javën e kaluar 20 milionë euro plus një lojtar për Kumbullën.
Por, oferta totale prej 26 milionë eurosh nuk e kishte bindur sa duhet Veronën.
Klubi italian i do së paku 30 milionë euro për yllin e tij.
Interesim për mbrojtësin stabil ndërkohë ka shfaqur edhe Interi.
Mbetet të shihet gjatë kësaj vere se cili do të jetë klubi i ardhshëm i Marash Kumbullës.