Josa kthehet te Vllaznia pas 10 vitesh, mohon hakmarrjen në finalen e Kupës së Shqipërisë

0
Josa kthehet te Vllaznia pas 10 vitesh, mohon hakmarrjen në finalen e Kupës së Shqipërisë
Gjigandi

Mirel Josa rikthehet pas 10 vitesh në stolin e Vllaznisë. Trajneri kryeqytetas ka përpara një objektiv për këtë sezon: të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe kësisoji edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Shansi e sjell që ai të sfidojë pikërisht skuadrën e fundit që ka drejtuar, Laçin, në finalen e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Para gazetarëve, gjatë prezantimit te Vllaznia, Josa u shpreh:

“E para punës mirë se ju gjeta. E dyta e punës më duket vetja se kam ikur shumë pak nga Shkodra. Ju njoh të gjithëve. Është shumë pozitive për mua, duke e krahasuar me herën e parë që kam ardhur në Shkodër. Kam ardhur me ndrojtje në 2006-tën, por kam ndjerë njëfarë ngrohtësie nga ambienti shkodran.

Më është dukur pak i çuditshëm rikthimi, sepse edhe 3 ndeshje e mbaron kampionati. M’u duk e çuditshme ta merrja ekipin tani. Por, kur bëhen ndryshimet, bëhen për të rikuperuar problemet e mbartura. Erdha me dëshirë të madhe këtu.

Me presidentin ishim të dy në një linjë për sezonin e ardhshëm, por edhe për këto 3 ndeshje. Për mua kjo epokë s’ka përfunduar ende. Ne na intereson të rrisim një entuziasëm të madh në skuadër. E kam parë Vllazninë. Është një skuadër që më ka pëlqyer, por secili ka synimet e veta.

Nuk ka gjëra për të ndryshuar te Vllaznia. Mua më duhet që skuadra të jetë kompakte. Do ta shihni më vonë, qoftë edhe në rezultate. Puna jonë varet nga rezultatet. Më pëlqeu sinqeriteti dhe jo vetëm Xhaferri. Kur kam bashkëpunuar me presidentët e tjerë ka pasur probleme sinqeriteti. Ju fus dhe ju gazetarëve këtu. Të gjitha gjërat besoj do të shkojnë mirë. Objektivi ynë është kapja e Europës dhe të vazhdojmë mirë në sezonin e ardhshëm.

RonaTyra

Kupa e Shqipërisë? Në futboll s’ka parashikime, por duhet të keni parasysh që dy herë jam ndeshur me Vllazninë, kur isha me Laçin. Laçi ka një skuadër të fortë. Ne do ta bëjmë veten tonë më të forte, sepse është një ndeshje. Para ndeshjes finale të Kupës do të kemi një takim me lojtarët. Presidenti ka 50 për qind. Të bëjmë të gjithë punën tonë, rezultatet tona do të vijnë.

Brdariç? Ky nuk është problemi im. Që të largohet një trajner nga skuadra nuk është vetëm faktori rezultat. Varet se ç’ndodh brenda për brenda. Epoka, qoftë e shkurtër, qoftë e gjatë përfundon. Puna është mos të jenë të mërzitshme punët tona me njëri-tjetrin. Ne kemi parë trajnerë që ndërrohen në gjithë botën. Vetëm se atje ka sanksione.

Stafi teknik? Unë personalisht jam munduar që kudo ku kam shkuar të mbaj njerëzit që kanë punuar, por tani jemi në dy periudha të ndryshme. Të përfundojë kjo periudhë dhe do të shohim. Në punën tonë, po të kesh shumë siguri, duhet të jesh shumë i kujdesshëm në çdo moment. Unë me lojtarët e kam programuar të shkoj nesër në seancën e parë stërvitore.

Hakmarrje ndaj Laçit në finalen e Kupës? Jo, s’ka aspak vend për hakmarrje. E falënderoj Laçin. Shumë i mirë është ambienti në Laç, ashtu janë mësuar të funksionojnë. Është hera e parë që flas për Laçin dhe e falënderoj për mundësinë e dhënë. Mirënjohja është një problem tjetër, që unë këtu në Shkodër e kam pasur. Problemi është se si do të bëjmë që këtyre lojtarëve t’iu marrim maksimumin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu