Gruaja e Costacurta pa ‘filtra’: E josha me fizikun, por Billy do të më kishte zëvendësuar nëse.

0
15
Gjigandi

Martina Colombari foli në “Oggi” për lidhjen e saj me ish-futbollistin e shquar të Milanit dhe kombëtares italiane, Billy Costacurta:

“Burrat mendonin se isha një vajzë e bukur dhe kaq. Billy më është afruar edhe prej pamjes sime fizike. Por, po të kisha qenë budallaçkë, pas një jave ai do të më kishte zëvendësuar me dikë tjetër.

Në vend të kësaj, tani më pëlqen ta imagjinoj veten pas 20 vitesh bashkë duke ecur dorë për dore në Riccione. Shumë çifte rreth nesh janë ndarë.

Folëm një ditë për lidhjen tonë stabile dhe ai tha se po të më linte do të kisha gjetur një burrë tjetër. Unë nuk e besoj”.

Lidhur me xhelozët dhe kritikët e rrjeteve sociale, ajo shtoi: “Në Instagram më komplimentojnë për dobësinë time.

Për pjesën tjetër kam vetëm një fans maniak, që kërkon të vishem me taka, i cili prej vitesh më shkruan një herë në muaj dhe më kërkon t’i vesh. Nga ana tjetër, Billy më preferon të vesh këpucë të sheshta, thotë se jam vulgare me taka”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu