Jorida Tabaku: Dua t’i citoj qytetarëve nga progres raporti. Në fakt është bërë e zakonshme që në këto foltore ose gënjehet, ose hidhet baltë, ose sulmohet, pak dëgjohet të flitet për çështje konkrete. Gënjeu herën e kaluar kur tha ku është raporti me 44 faqe. Aq ishte në fakt.
“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është ndikuar nga kohëzgjatja e procedurave, shkalla e ulët e pastrimit dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura. Gjykatat e Apelit kanë çështje të trashëguara dhe vendet e lira gjyqësore”, thuhet në progres raport.
Është bërë e normës që kushdo sulmon. Akoma po luftoni me mullinjtë e erës për procesin e integrimit, lufta, anija e vetmuar e Edi Ramës që përballon dallgët e gjithë vendeve që kundërshton dhe i vetëm hap negociatat. Do uleni me këmbë në tokë apo jo? Dhashë sugjerime konkrete. Do flasim për këtë apo vetëm për dele e dash. Cfarë tha Balla për këtë paketën se nuk po ia mbaj mend emrin. Kemi indeksuar me normë inflacioni pensionet. Ke bërë mbështetje për 1/3 e pensionistëve, ke rreth 600 mijë pensionistët. Asnjë masë shtesë nuk është marrë.
Gjysma gjel e nisni, gjysma gjel e përfundoni. Besoj që qytetarët shqiptarë e kanë të qartë se Edi Rama ka dështuar në procesin e integrimit dhe ekonomi.