Jennifer Lopez u nderua me “Icon Award” në “iHeartRadio Awards 2022”, të martën në mbrëmje (22 mars).
Lopez doli në skenë për të pranuar çmimin e saj me fustanin me ngjyrë ulliri me dekolte të hapur dhe material të tejdukshëm, teksa edhe mbajti një fjalim të përzemërt.
“Do të doja t’ju thoja që çmimet janë gjëja më e rëndësishme për mua, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ajo para turmës në Auditorium Shrine në Los Angeles.
Foto: Shutterstock
“Mos mendo se nuk i vlerësoj gjërat me shkëlqim, sepse i vlerësoj!. Nuk është kjo arsyeja pse e bëj këtë”, vazhdoi ajo, me lot në sytë e saj.
“Unë e bëj për ju. Sepse dashuria që më jepni, vlerësimi dhe mirësia, dhe mënyra se si më lejoni në jetën tënde, qoftë edhe në një mënyrë të vogël, do të thotë më së shumti. Ju e bëtë atë. Ju e bëtë atë për mua. Ju e bëtë realitet atë ëndërr”, tha tutje Lopez.
Foto: Getty Images
“Faleminderit që besuat në mua edhe kur nuk unë nuk besova. Faleminderit që më mësuat se kush jam në të vërtetë. Ikonë! Unë mund ta kapërcej negativitetin dhe po ashtu edhe ju mundeni çdo moment. Më lejoni t’ju them diçka tjetër, unë sapo jam duke filluar”, e perfundoi fjalimin J.Lo.
Fjalimi u prit me ovacione të vazhdueshme nga turna dhe dy fëmijët e Lopez dhe të dashurin, Ben Affleck, të cilët ishin në rreshtin e parë, shkruan Billboard.
Now and forever. an ICON @JLo #iHeartAwards2022 ❤️💍 pic.twitter.com/lA0SJT5Z5I
– iHeartRadio (@iHeartRadio) March 23, 2022
Çmimin “iHeartRadio Icon” më parë e morën Bon Jovi në vitin 2018 dhe Elton John në vitin 2021.
Lopez më pas u ngjit sërish në skenë të performonte një sërë hitesh, të prezantuara nga Billy Porter dhe një pasarelë me yje që shfaqnin pamjet më ikonik të saj, nga fustani i “Versace” me të cilin ajo u shfaq në “Grammy Awards 200” deri tek pamja e saj e videos muzikore “Jenny From the Block” dhe shumë të tjera.
Foto: Getty Images
Jennifer më pas u shfaq në një platformë që lexonte “Equality” dhe vazhdoi të performojë “Get Right” dhe këngën e saj të fundit, “On My Way”, nga komedia e saj e fundit romantike, “Marry Me”. /
abc24.al/
Foto: Getty Images