Një tjetër kryetar dege i ka dalë në mbrojtje, kreut të PD, Lulzim Basha. Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Mat, Arjan Lika është shprehur kundër dorëheqjeve në parti, siç ishte rasti i Agron Gjekmarkajt.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lika është shprehur se “sot jemi në luftë dhe nuk mund ta lëmë vetëm kryetarin, por ta mbështesim më shumë se kurrë”.
“Jemi ne gjendje lufte. Dëgjojmë jap dorëheqjen, po si e jep dorëheqjen tani nga nënkryetar partie, nga nënkryetar kuvendi, tani ne lufte? Po te ishe ne pushtet do ta jepje dorëheqjen?
Nuk behet kështu, deputetet duhet te jenë me pranë njerëzve. Sot me shume se kurrë ta mbështesim kryetarin. Vendimin e 9 shtatorit nuk e mori për veten, por e beri për te mirën e çdo demokrati qe sot po vuan. Te vazhdojmë fort përpara”
, tha Lika.