Guvernatori i Bankës së Shqipërisë merr drejtimin e Qendrës së Ekselencës Financiare në Slloveni

0
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë merr drejtimin e Qendrës së Ekselencës Financiare në Slloveni
Gjigandi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë dje në Mbledhjen Vjetore të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës Financiare (CEF) të zhvilluar në Lubjanë, Slloveni.

Këtë vit, Shqipëria mori nga Sllovenia kryesimin e Bordit Drejtues të CEF-it. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të jetë Kryetari i Bordit Drejtues të CEF-it për periudhën 2022-2023. Gjatë mbledhjes së Bordit në të cilën mori kryesimin, Guvernatori Sejko shprehu mirënjohjen, angazhimin për drejtimin me përkushtim dhe transparencë të veprimtarisë së bordit, si dhe gatishmërinë për përmbushjen me sukses të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga ky kryesim.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko tha se pasiguritë që lidhen me pandeminë dhe konfliktin në Ukrainë, shfaqin në horizont mjaft paqartësi, fakt ky që imponon nevojën për një monitorim të vazhdueshëm dhe një proces të kujdesshëm vendimmarrjeje të këtij Bordi.

Ai theksoi se përgjegjësia në përmbushjen e këtij misioni rritet më shumë nga fakti se Shqipëria është një nga vendet themeluese të CEF-it, ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka qenë një nga partnerët aktivë përgjatë dy dekadave të veprimtarisë së CEF-it.

“Gjatë mandatit tim si drejtues, do të bëj çmos që misioni i CEF-it si burim zhvillimi i aftësive për Evropën Juglindore, të perfeksionohet më tej me praktika të reja bashkëkohore, interaktive dhe inovative.” –

RonaTyra

tha Guvernatori.

Qendra e Ekselencës në Financë (CEF) është një organizatë ndërkombëtare me seli në Lubjanë, Slloveni, e cila shërben si qendër për përcjelljen e njohurive për rajonin. CEF-i është një institucion i krijuar në janar të vitit 2001, nga qeveria sllovene me iniciativën e Ministrisë së Financave të Sllovenisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e financave të vendeve të tjera të Evropës Juglindore.

Misioni i CEF-it është promovimi i njohurive për standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në menaxhimin e financave publike dhe bankingut qendror, duke ofruar trajnime të specializuara, duke inkurajuar shkëmbimin e eksperiencave dhe punëve kërkimore, si edhe duke ofruar asistencë teknike për vendet si: Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Turqia.

Bordi Drejtues i CEF-it është organi më i lartë vendimmarrës dhe anëtarët e këtij bordi janë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare.

Gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë, Guvernatori Sejko mori pjesë edhe në forumin e organizuar nga CEF-i, me temë “Institucione të forta në përmbushje të mandateve të tyre”.

Punimet e forumit trajtuan menaxhimin sistematik të njohurive dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, me qëllim transformimin e tyre në organizata aktive edukimi dhe përafrimin e standardeve të tyre me ato të Bashkimit Evropian. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë aktivitet, Guvernatori theksoi rëndësinë që ka të investuarit në këtë drejtim nga ana e institucioneve publike. Në këtë kontekst, peshë të rëndësishme zë fokusi te kapitali njerëzor i institucionit, më tej përqendrimi në menaxhimin e njohurive institucionale, si dhe një shtyllë e tretë duket të jetë transformimi i institucioneve publike në organizata mësimore, ku punonjësit me një frymë kolektive rinovojnë të menduarit dhe kapacitetet e tyre.

Guvernatori shtoi se CEF-i vazhdon të jetë një partner, i cili mbështet dhe ofron një platformë për të punuar dhe për të transformuar shoqëritë tona përmes njohurive.

“Me përmirësimin e vazhdueshëm të institucioneve tona, ne mund të kontribuojmë në krijimin e shoqërive të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse në rajonin tonë,”

tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu