Humbja në zgjedhjet e 6 marsit/ Çfarë po diskutohet në mbledhjen e Bashës me krerët e degëve

0
Humbja në zgjedhjet e 6 marsit/ Çfarë po diskutohet në mbledhjen e Bashës me krerët e degëve
Gjigandi

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Basha ka mbledhur krerët e degëve për të bërë analizën për rezultatin.

Ferdinand Saraçi, kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë ka justifikuar humbjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit duke thënë se PS dhe Foltorja u bashkuan ndërsa pretendon se pati shitblerje të votës.

Në mbledhjen e ditës së djeshme, grupi i PD kërkoi dorëheqjen e Bashës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme, ndërsa Saraçi thotë se kryedemokrati nuk ishte fajtor. Ndër të tjera, i thotë se duhet t’i kërkojë llogari deputetëve pasi nuk shkohet në fushatë vetëm për foto.

Ferdinand Saraçi ka shigjetuar edhe të deleguarën e PD, Grida Duma duke thënë se nga deputetët që i çoi për mbështetje, vetëm Dash Sula i doli në krah.

Ferdinand Saraçi: Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës.

RonaTyra

Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoji llogari deputetëve, nuk vihet në fushatë për foto.

Ish kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj thumboi veshjen e deputetëve duke thënë:

“Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë.”

Ndërsa kreu i PD në Mirditë, Mark Ruçi tha se duhet një strategji për zgjedhjet e ardhshme ndërsa shtoi se makineria e pushtetit po vepron si në komunizëm.

“Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të logjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të pabarabartë”

, tha Ruçi.

Ditën e djeshme, një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes prej mbi katër orësh, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu