‘Je burri më i pabesueshëm’; dedikimi i ëmbël i Victoria-s për David Beckham i lë të gjithë pa fjalë

0
‘Je burri më i pabesueshëm’; dedikimi i ëmbël i Victoria-s për David Beckham i lë të gjithë pa fjalë
Gjigandi

David Beckham mbushi 47 vjeç, i rrethuar nga familja e tij. Disa ditë pas martesës së komentuar të të paralindurit të tij, Brooklyn Beckham me trashëgimtaren miliardere Nicola Peltz në “Palm Beach”, Florida, ish-futbollisti festoi përvjetorin e tij në një nga momentet më të mira personale.

Duke qenë një nga çiftet më të njohura në skenën e të famshëmve, ‘Beckhams’ kanë krijuar një perandori rreth tyre që kur u martuan në vitin 1998. Fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper janë imazhi i gjallë i prindërve të tyre të pashëm dhe plotësojnë foton e një familjeje të lumtur.

Pikërisht, Victoria Beckham ka dashur të urojë bashkëshortin e saj për ditëlindjen me një dedikim të ëmbël në Instagram: “Të dua shumë @davidbeckham, je burri më i pabesueshëm që dikush mund të dëshirojë dhe ndihem vërtet e bekuar. Ti je gjithçka për mua. Të dua shumë! Gëzuar ditëlindjen!”

Ky ishte dedikimi i ish-Spice Girls së bashku me një foto shumë romantike të të dyve në plazh. Brenda disa orëve, urimi numëronte më shumë se 725 mijë ‘like’. Nuk ishin të pakta fytyrat e njohura që iu bashkuan nderimeve për ish-futbollistin.

Roberto Carlos, Sergio Ramos apo Tom Brady nuk kanë humbur rastin për të duartrokitur 47 vitet e mikut të tyre të madh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu