Për herë të parë, Zlatan hap zemrën. Pranon vështirësitë si futbollist 41-vjeçar

0
Për herë të parë, Zlatan hap zemrën. Pranon vështirësitë si futbollist 41-vjeçar
Gjigandi

Përqendrim maksimal te fundi i sezonit, që mund t’i japë titullin Milanit. Në shtëpinë kuqezi, as vetë gjiganti suedez  nuk po mendojnë për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Bomberi i shumëshëtitur në disa liga dhe klube, i cili në tetor mbushi 40 vjeç, shkon drejt udhëkryqit të pashmangshëm të çdo viti.

Pra, duhet të zgjedhë nëse do të vazhdojë në fushat e futbollit apo do t’i “varë këpucët në gozhdë”. Dëshira për t’u emocionuar dhe eksituar nga futbolli është ende e madhe. Gjatë një interviste të gjatë me “Espn”, sulmuesi i kuqezinjve pranoi se tashmë e di se ndodhet një hap larg lamtumirës, por koka e tij është ende diku tjetër:

“Unë jam afër vijës së finishit. Kam pak frikë kur mendoj: Nëse duhet të ndalem, çfarë do të bëj? Po përpiqem ta shtyj vijën e finishit, duke luajtur dhe duke shënuar gola. Por padyshim, që të vazhdoj të luaj, duhet të qëndroj mirë fizikisht, duhet të jem në gjendje ta bëj këtë, duhet të jem në gjendje të argëtohem duke luajtur.

Nuk ka kuptim të luash nëse vuan shumë. Është më mirë të jesh realist dhe t’i thuash vetes: Kaq mjafton! Dhe fillon një kapitull të ri. Po të mendoja për tërheqjen nga futbolli nuk do të mund të ndihmoja as bashkëlojtarët dhe as veten. Pra, nuk do të bëja atë që do të doja. Futbollistët ndjekin të njëjtin program çdo ditë, unë e kam këtë rutinë prej 25 vitesh. Ne jemi si ushtari. E pranoj, jam afër vijës së finishit, por jo akoma mbi të.

Besimi te titulli? Skuadra po punon fort, po bëjmë sakrifica të mëdha për të arritur objektivat tona. Skuadra është ende e re, por duke u rritur dhe fituar gjithnjë e më shumë përvojë. Jemi në krye të renditjes, duhet të qëndrojmë të fokusuar në atë që duhet të bëjmë. Të japim më të mirën. Në futboll, shumë gjëra mund të ndryshojnë nga një javë në tjetrën.

RonaTyra

Kam mësuar shumë në karrierën time nga lojtarët e tjerë, me të cilët kam luajtur, edhe nga trajnerët që kam pasur. Në dhomën tonë të zhveshjes kemi ka shumë të rinj, përpiqem t’i ndihmoj të gjithë dhe të jem lider në mënyrën time, si brenda, edhe jashtë fushës. Kur jam në fushë përpiqem t’i ndihmoj. Edhe kur jam jashtë, përpiqem t’iu jap të gjithë mbështetjen time.

Natyrisht, kur nuk luaj jam i frustruar, sepse do të doja të isha në fushë në çdo ndeshje. Më pëlqen të luaj. Adrenalina që përjetoj kur dal në fushë është e pabesueshme. Unë vuaj kur nuk jam në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu