Një 65-vjeçar është arrestohet në Shkodër, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Shtetasi Vehbi Haxhija nëpërmjet rrjeteve sociale kërkonte marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt parave.
Në një kurth të ngritur në mesenxher i moshuari filloi t’i shpjegonte vajzës gjithë procesin e seksit edhe pse ajo ishte prezantuar si 14-vjeçare. Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, do t’i blejë rroba dhe telefon mjafton që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë. Ai e prezanton veten si “ujk të seksit”. Vajza la takim me të moshuarin në hyrje të Kalasë së Shkodrës dhe në këtë moment pritej që ai të arrestohej në flagrancë nga policia. Por, i moshuari nuk u paraqit në takim.
Nga këqyrja që ju bë celularit të tij u vu re se vajza me të cilën kishte lënë takim, përveç se i ishte bërë bllok ishin fshirë dhe të gjitha bisedat me të. Në telefonin e tij kishte biseda të shumta me të mitura, të cilave u premtonte shuma parash në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’. Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura./topchannel