“Duket sapun, por është tritol”/ Brenda repartit të Balistikës, ku hetohet vrasja e Aleksandër Sadikajt (Foto)

0
Gjigandi

Duket si sapun por është tritol dhe është sjellë në spektrin e analizave kimike për ta analizuar për llogari të hetimit për lëndët plasëse , aty ku sillen edhe elementë që ngelen nga një shpërthim. Aktualisht, Balistika dhe Kimia po trajtojnë së bashku vrasjen me shpërthim të Aleksandër Sadikaj, i cili u masakrua për vdekje nga një sasi tritoli.

“Caktohet me hamendje se sa është sasia. Në këto raste ekipi është miks sepse duhet secili që të kërkojë çfarë ndodh dhe cilët janë ato element që duhen vlerësuar”, thotë eksperti Niko Brahimaj.

Mes dhjetëra krimeve nisur nga më banalet dhe që klasifikohen për motive të dobëta deri tek më të sofistikuarat , sigurimi i provës në vendngjarje konsiderohet si momenti më i rëndësishëm dhe i papërsëritshëm. Të parat që kërkojnë ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore janë gjurmët e gishtave që në shumë raste janë gjetur në bishta cigaresh dhe në të tjera edhe në rrobat e viktimës.

Në Shqipëri policia disponon gjurmët papilare të 450 mijë shtetasve shqiptarë, të daktiloskuar gjatë ndalimit apo arrestimit për vjedhje grabitje vrasje e vepra të tjera të kartelizuara. Këto gjurmë kanë një numër unik kriminal, ndërkohë që nuk lejohet tërheqja e gjurmëve që qytetarët kanë dhënë për tu pajisur me karta identiteti./tch

    

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu