TRANSPORT MILIONA EURO CASH/ Pati Travel pranon skandalin por ia hedh fajin shoferit

0
Gjigandi

Ditë më parë një dëshmi tronditëse mbërriti në redaksinë tonë.

Një ish-punonjës i kompanisë Pati Travel, rrëfeu një skemë kriminale të transportit të parasë cash me autobusit e kompanisë. Ne publikuam pjesën e parë të shkrimit, por menjëherë hasëm në kundërshtinë e përfaqësuesve të kompanisë të cilët mohuan akuzat dhe kërkuan pak orë kohë, për të na sjellë prova për të kundërtën e asaj që pretendonte ish punonjësi i tyre.

Në respekt të pretendimit të tyre, pritëm por asnjë pretendim i bazuar në prova nuk erdhi. Në këto kushte, gazetaret tanë kanë shkuar pranë ambienteve të kompanisë “Pati Travel”, duke takuar një person që u paraqit si një prej pronarëve. Në fillim personi që nuk pranoi të identifikohej i quajti këto lajme të rreme dhe abuzive.

Por sipas fakteve që media serbe publikon në autobusin me targa  AA633XJ që i përket kompanisë “Pati Travel” është kapur një sasi  prej 100.000 euro të padeklaruara.

RonaTyra

Më pas gjatë bisedës i njëjti person shprehet se ngjarja edhe mund të ketë ndodhur.

Por çfarë ka ndodhur?

 

Autobusi me targa AA633XJ i agjencisë “Pati Travel”, me pronar Patriot Rexhmati në datën 25.08.2021 është kapur nga4jjmn policia kufitare serbe.

Gjatë kontrollit në pikën doganore Horgosh janë zbuluar 100.000 mijë euro të padeklaruara.

Rasti jo vetëm që nuk u bë publik nga asnjë media, por edhe shteti heshti. Minimalisht duhet të kishte një hetim për këtë kompani. Ishte rast sporadik apo linjë e konsoliduar e transportit të lekut të pisët. Londër-Bruksel-Tiranë-Shkup?

Sipas të dhënave në dosjen që redaksia posedon, ky nuk ishte një rast sporadik. As autobusi me targë AA633XJ që u ndalua në Serbi dhe as kompania Pati Travel nuk e kishin rastësisht këtë sasi parash.

Patriot Rexhmati dhe i vëllai Vullnet Rexhmati me banim në Londër kanë biznes kryesor transportin e shumave të mëdha monetare por këtë lloj biznesi të paligjshëm e kanë  kamufluar nëpërmjet transportit të pasagjereve me agjenci udhëtimi.

Në një kohë që kompanitë e transportit tokësor të pasagjerëve njohin krizë për shkak të rritjes së kostove dhe rënies së udhëtarëve, të vetmit që nuk ndjejnë krizë, janë vëllezërit Rexhmati. Patrioti në Tiranë nis autobusat për Bruksel, ndërsa Vullneti në Londër nis fugonat me para të cilat sillen në Shqipëri kryesisht por një pjesë e konsiderueshme e kanë destinacionin në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Mos ndoshta tashmë miliona paund dhe euro që janë mbledhur si pasojë e drogës dhe prostitucionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë, vinë tashmë të sigurta në destinacion me autobusat e Pati Travel?!

Pikat doganore të Hanit të Elezit, të Preshevës e deri në Hungari, janë vendet e sigurta të kalimit për vëllezërit Rexhmati, të cilët nën forcën e parasë kanë mposhtur çdo tra dogane dhe ligj si në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.

Dëshmia tronditëse e një ish-punonjësi të kompanisë “Pati Travel” që do të publikohet ditë pas dite, zbardh skemën ndërkombëtare të transportit të miliona eurove cash të padeklaruara./ Abc24.al

 * Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu