Ja si lindi UNESKO

0
Gjigandi

Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor të vitit 1945, u mblodhën në Londër për të “ndërtuar paqe në mendjen e njerëzve”, për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.

Nga kjo konferencë lindi UNESKO, akronim në anglisht për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga njëzet vende: Australia, Brazili, Kanadaja , Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika , Zelanda e Re , Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut , Turqia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.

Përndryshe, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u antarësuar në këtë organizatë, por nuk ka arritur të futet në UNESCO për 3 vota.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu