Terreni i stadiumit të KF Bashkimi nga Kumanova ka filluar të marrë pamje të bukur.
Së fundmi është bërë edhe mbjellja e barit dhe tani tereni ka filluar t’i ‘qel sytë’, duke i dhënë një pamje edhe më të bukur stadiumit, pasi edhe po mirëmbahet mirë, duke e ujitur.
Këto foto na i dërgoi lexuesi ynë i rregullt, Junuz Salihu nga Kumanova.
KF Bashkimi garon në ligën komunale të Kumanovës, ku ishte kampion vjeshtor. / Reshat Ibrahimi/.