Dita e sotme do të ketë mot të kthjellët dhe me temperatura të larta. Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të luhaten nga 7 gradë Celsius deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin jugor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.