Ja propozimet e FIFA-s për sezonin e ri

0
Gjigandi

Në udhëzuesin e FIFA-s për të gjitha federatat, në lidhje me çështjet rregullatore të futbollit për periudhën “COVID-19”, ka disa propozime se çfarë duhet të ndodhë:

“Duke marrë parasysh situatën aktuale, me analizimin e rast pas rasti nga administrata e FIFA-s, duke mbajtur në konsideratë koordinimin në nivel botëror, propozohet që:

(i) të miratohen të gjitha kërkesat për një zgjatje të datës së mbarimit të sezonit aktual;

(ii) të miratohen të gjitha kërkesat për zgjatjen ose ndryshimin e periudhave të regjistrimit që tashmë kanë filluar, me kusht që kohëzgjatja e tyre të jetë në përputhje me kufirin maksimal (d.m.th. 16 javë) të përcaktuar në RSTP;

(iii) të miratohen të gjitha kërkesat për ndryshimin ose shtyrjen e periudhave të regjistrimit që nuk kanë filluar, me kusht që kohëzgjatja e tyre të jetë në përputhje me kufirin maksimal (d.m.th. 16 javë) të përcaktuar në RSTP;

RonaTyra

(iv) të lejohet që federatat të ndryshojnë datat e sezonit dhe/ose periudhat e regjistrimit, brenda TMS-së ose në të kundërt duke njoftuar FIFA-n.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu