Ja kur kthehen në stërvitje skuadrat spanjolle

0
Gjigandi

Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Ila ka dhënë miratimin e tij për rifillimin e stërvitjes individuale për klubet profesioniste të vendit ditën e hënë, gjë e cila përshpejton rifillimin e kampionatit. 

Me miratimin e ministrit, klubet e La Ligës do të rikthehen në qendrat e tyre stërvitore ku do t’i jepet mundësi të stërviten lojtarët individualisht dhe duke respektuar masat e rrepta të vendosura nga qeveria.

Spanja është vendi europian më i prekur nga koronavirusi për sa i përket numrit të vdekjeve, pas Italisë, prandaj dhe qeveria kërkon të jetë shumë e kujdesshme për sa i përket lehtësimit të masave.

“Stërvitja individuale lejohet për klubet profesioniste, sigurisht që duke respektuar masat brenda ambienteve të qendrave stërvitore,” tha ministri, sipas “El Chiringuito TV”.

Kështu, futbollistët do të kthehen të hënën individualisht dhe në javët në vazhdim, në varësi dhe të situatës me virusin, ata do të lejohën të stërviten në grupe të vogëla e më pas në tërësi si skuadër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu