Kategoria Superiore do të rikthehet të premten e datën 19 qershor ku janë planifikuar të zhvillohen 2 takimet e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.
Në fushë do të zbresin 2 skuadrat e kryeqytetit. Bëhet fjalë për Tiranën, që do të presë Vllazninë në “Selman Stërmasin”, si dhe Partizanin që do të jetë mysafir në Vlorë ndaj Flamurtarit.
Ndërkohë dita e shtunë do të kulmojë me 3 ndeshje ku spikat supersfida Laçi-Kukësi. Duele tepër interesante pritet të jenë dhe ato mes Bylis dhe Skënderbeu si dhe Luftëtari- Teuta. Të 5-ta takimet e javës së 30-të do të zhvillohen në orën 17:00.
Të premten:
17:00 Tirana-Vllaznia
17:00 Flamurtari-Partizani
Të shtunën:
17:00 Luftëtari-Teuta
17:00 Bylis-Skënderbeu
17:00 Laçi-Kukësi.