Fundjava është rikthyer me mot të mirë dhe diell të nxehtë.
Pas ditëve me shi, dielli do të vazhdojë edhe gjatë ditës së parë të javës tjetër.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe të hënën.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 26 °C
në vendet e ulëta: 16 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 24 °C.
Era
Sot pasdite pritet të fryjë erë e lehtë ndërsa nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.