Italia e kërkonte ta arrestonte pasi akuzohet për prostitucion, 52-vjeçari kapet në Durrës

0
Italia e kërkonte ta arrestonte pasi akuzohet për prostitucion, 52-vjeçari kapet në Durrës
Gjigandi

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” është arrestuar në Durrës.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Verona”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës.

Sipas bluve, ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu