Një 49-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga në Itali pasi iu gjetën të fshehura në shtëpinë e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro në një kasafortë.
Ai u ndalua nga karabinierët në Castellanza dhe gjatë kontrollit iu gjet një qese me 500 gr kokainë.
Më pas, policia italiane ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku u gjetën edhe 7.5 kg të tjerë kokainë të fshehura në vende të ndryshme në shtëpisë, si edhe shumën prej 60 mijë eurosh në kasafortë
Shqiptari jetonte në lagjen Busto Arsizio. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë u vendosën në pranga dy vëllezër shqiptarë, 43 dhe 47 vjeç, pasi iu gjetën 16 kg kokainë.