Arda Turan është futbollist i lirë, por rrallë që dikush interesohet për shërbimet e tij.
Pas shkëputjes së kontratës me Barcelonën, aktualisht ai është në bisedime me disa klube.
Duket se klubi gjerman, Hannover ka shprehur interesimin më serioz për shërbimet e tij.
Skuadra gjermane që garon në Ligën e Dytë të futbollit gjerman beson se mund ta transferojë futbollistin turk.
“Nëse ne biem darkord për aspektin financiar, do të donim që ta transferonim Turanin për edicionin e ri”, tha Kenan Kocak, zyrtar i klubit të Hannoverit.