Ish-sulmuesi i Prishtinës prezantohet te Renova

0
Gjigandi

Alen Jasharovski sezonin e ri do të udhëheq sulmin e Renovës, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ish sulmuesi i Prishtinës është prezantuar sot te skuadra shqiptare, shkruan Olle.

Jasharovski, së fundmi ishte pjesë e Makedonija Gj.P.

Ai u bë përforcimi i dytë pas Emran Ramadanit, me të cilin do të jenë partner në vijën avansuese të “bardhekaltërve” nga Xhepçishti.

Jasharovski gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Prishtinën në Superligën e Kosovës, derisa në Maqedoni përveç Makedonija Gj.P, ka veshur edhe fanellën e skuadrave të FC Shkupit, Euromilkut, Rabotniçkit, Horizont Turnovës, Skopjes dhe Metallurgut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu