Ish ministri thumbon Ramën dhe Delina Ibrahimajn

0
Ish ministri thumbon Ramën dhe Delina Ibrahimajn
Gjigandi

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe mininstren e financave Delina Ibrahimajn.

Manjani, përmes një psotimi në rrjetet sociale shkruan se, nuk njeh ndonjë vend të NATO-s ku çmimet e naftës i vendos qeveria dhe gjithashtu ndonjë ministër të NATO-s që thotë se me 130 euro në muaj del nga fukarallëku.

“A di njeri ndonjë vend anëtarë të NATOs ku çmimet e produkteve në treg, në rastin konkret të naftës e vendos qeveria?!

Unë nuk kam dëgjuar, ka dëgjuar njeri?!

Veçanërisht shqiptarët që jetojnë në vende të tjera të NATOs, ju lutem të na thonë, çmimin e naftës apo çdo produkti tjetër në treg e vendos qeveria apo tregu?! Thojani Ed Ramës direkt fundja, jo neve.

RonaTyra

Po ndonjë qeveri apo ministër të NATOs që mendon se me të ardhura 130€ në muaj ja hedh fukarallëkut, a njihni?!

Gjithmonë me sa di, kushti numër një për të qenë anëtar i NATOs është që shteti të jetë demokratik dhe me ekonomi të tregut të lirë. Dhe kur çmimet në treg i vendos qeveria tregu nuk është më i lirë.

Kam dëgjuar për qeveri që ndihmojnë konsumin duke ndërhyrë tek taksat, por kurrë të vendosin çmimin e shitjes. Qeveria e Kubës është e vetmja që kam parë e dëgjuar që vendos çmime në treg, po Kuba nuk është në NATO.

Kushti tjetër për të qenë në NATO është që shteti të ketë 2% të GDP për ushtrinë. Dhe GDP me 130€ në muaj do të thotë dhjamë nga pleshti.

Apo ç’e deshe se Ukraina është në luftë..!? “

, shkruan Manjani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu