Ish-mbrojtësi i Juventus-it, Alessandro Birindelli, nuk i ka kursyer kritikat për skuadrën e Maurizio Sarri-t pas humbjes së pësuar në finalen e Kupës së Italisë kundër Napoli-t.
“Si më është dukur Juventus-i? Njësoj si kundër Milan-it, ka dominuar dhe ka qarkulluar shumë mirë topin, por nuk ka arritur të finalizojë”, ka thënë Birindelli për TuttoJuve.com.
“Duket se lojtarët nuk kanë një ide të qartë mbi atë që duhet të bëjnë në 15-20 metrat e fundit. Ka shumë pak ide për të ndëshkuar kundërshtarin”.
“Nuk kam parë një trajner që ka provuar të bëjë diçka ndryshe, skuadra duket se luan vetëm në një mënyrë. Megjithatë, Juventus ka shumë lojtarë në përbërje për të ndryshuar lojën, por unë nuk e kam parë këtë”.
Vështirësitë që Juventus ka treguar në Kupë mund të shihen edhe në kampionat: “A rrezikon titullin? Frika ekziston, Juventus ka disa vështirësi. Edhe pse duhet thënë se shembujt e vetëm janë ndeshjet me Napoli-n dhe Milan-in”.
“Nuk e dimë akoma si janë përgatitur për të tjerat. Sipas mendimit tim, skuadra duket e lodhur psikologjikisht”, ka përfunduar ish-futbollit i bardhezinjve.