Ish-kolegët rrëzojnë kërkesën e Enkelejda Hoxhës, GJKKO vendos të mos lirohet nga qelia

0
Ish-kolegët rrëzojnë kërkesën e Enkelejda Hoxhës, GJKKO vendos të mos lirohet nga qelia
Gjigandi

Gjykata e Posaçme, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve të Enkelejda Hoxhës për shuarjen e masës dhe lirimin nga burgu të ish gjyqtares së dënuar me dy vite burg për korrupsion, raporton gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi.

Ish-kolegët e Hoxhës nuk e pranuan kërkesën, me argumentin se nuk është përmbushur dënimi, edhe pas llogaritjes së kohës së paraburgimit.

Kërkesa e saj u shqyrtua nga gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani.

Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e dënoi ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha u akuzua për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

RonaTyra

Togat e zeza e dënuan ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite po ashtu edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Po ashtu shuma prej rreth 10 mijë Eurosh që u gjet në banesën e Enkelejda Hoxhës është konfiskuar.

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 9 të dyshuar të tjerë u arrestuan në Shkurt të vitit 2021 me urdhër të SPAK, pasi u akuzua për korrupsion dhe lirim të disa “të fortëve” të dënuar me burgim përjetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu