Ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit dhe analisti i referimit, Hajriz Hajdari, uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ai ka fjalët më të mira të mundshme për gazetën “Bota sot”, duke thënë se i kushton rëndësi e me një profesionalizëm sportit në përgjithësi.
“Urime 25 vjetori i gazetës ‘Bota sot’, ju prift e mbara në vazhdimësi”, uron Hajdari.
Hajriz Hajdari është kontribues i madh në futboll dhe në përgjithësi dhe njihet nga gjyqtarët që ka referuar derbit më të mëdhenj në Kosovën e pasluftës.
Hajrizi ka kontribuar edhe në vitet e 90-ta, si futbollist, duke mos u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve që i vinin nga pushtuesit serb.