Ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit, Isa Mustafa, uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Mustafa është gjyqtar i Gjeneratës së Republikës dhe i viteve të pasluftës.
Ai në vitet e 90-ta ndau drejtësinë në fusha të improvizuara e të vështira, vazhdimisht i kërcënuar nga pushtuesi serb, por kurrë nuk u ndal.
“Urime ‘Bota sot’ e shumë e shumë vite tjera të suksesshme”, uron Mustafa.
Isa Mustafa sot është vëzhgues i futbollit, një personalitet që dha shumë dhe po jep për këtë sport dhe në përgjithësinë sportin e Kosovës.