Ironi therëse me kryeministrin Rama

0
Gjigandi

Ditën e djeshme, Lulzim Basha bëri një deklaratë bombastike. Kreu i PD dhe opozitës shqiptare tha se Edi Rama i kishte dërguar rregullisht ndërmjetës në tre muajt e fundit për një marrëveshje, sipas së cilës ai do të bëhej kryeministër, ndërsa kreu aktual i ekzekutivit do të shkonte në zyrën e Presidentit të Republikës.

Shumë komente dhe analiza vijuan më pas, me qasje politike dhe elektorale, në vigjilje të një konflikti të ri mazhorancë-opozitë për kodin zgjedhor, pas deklaratës së Edi Ramës se do të hapim listat, duke atakuar marrëveshjen e 5 qershorit, me mbikqyrje të ndërkombëtarëve.

Ditën e sotme, batuta e ditës, por ndoshta edhe më tej se kaq, ka ardhur nga Nard Ndoka, i njohur për “perlat” që nxjerr nga goja. Kryetari i demokristianëve shqiptarë, duke iu referuar dëshirës së fshehur të kryeministrit aktual për t’u bërë president i Shqipërisë, mbas tetë vitesh në qeveri, i ka bërë një ofertë “joshëse” Ramës.

Përmes rrjeteve sociale, Ndoka vjen me ironi therëse: “Një zgjidhje e mirë, meqë do të jesh president patjetër. Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit?”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu