Finalja e Kupës luhet me tifozë

0
Gjigandi

Real Sociedadi dhe Atletiko e Bilbaos do të luajnë mes tyre një finale historike në Kupën e Mbretit duke parë që eliminuan Realin dhe Barcelonën.

Por një finale nuk ka kuptim pa prezencën e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe të dyja klubet bashkë me federatën spanjolle arritën në një marrëveshje për ta zhvilluar atë në një datë tjetër, por me prezencën e tifozëve.

Përmes një deklarate, federata spanjolle njoftoi arritjen e akordit mes palëve që finalja do të zhvillohet në një datë përpara finales së sezonit të ardhshëm dhe me prezencën e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Duke qenë se kalendari brenda këtij sezoni do të jetë i ngjeshur, kjo ishte një lëvizje shumë e mirë për të gjithë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu