IOC ka miratuar 800 milionë dollarë…

0
Gjigandi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka miratuar 800 milionë dollarë (740 milionë euro) ndihmë për t’u marrë me pasojat e krizës së koronavirusit, njoftoi sot presidenti i saj, Thomas Bach.

“Nga kjo shumë, 650 milionë dollarë do të shpenzohen për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios në 2021, ndërsa 150 milionë dollarë do t’i shkojnë Lëvizjes Olimpike, në veçanti federatave ndërkombëtare, të prekura kryesisht nga kriza e koronavirusit”, tha Bach gjatë një konference virtuale për shtyp

“COVID-19 ka shkaktuar pasoja të rënda financiare për Lojërat Olimpike, Lëvizjen Olimpike në për IOC në tërësi”, vazhdoi ai.//ATSH.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu